Pensionistët e punësuar edhe 75 vjeç paguajnë siguracione! INSTAT: 16.4% e të punësuarve gjatë viti 2021 janë mbi 65 vjeç

16 Janar 2022, 21:59

Nëse një pensionist për shumë rrethana vendos të punojë përtej moshës 65 vjeç, ai duhet të paguajë sigurime shoqërore si çdo punonjës tjetër. Report Tv sjell rastin e përkthyeses Flutura Xhabija, e cila prej 50 vjetësh i paguan shtetit dhe tani që është 75 vjeçe dhe i duhet të punojë, vazhdon të paguajë siguracione.