LEZHË- Biblioteka "Gjergj Fishta" në Lezhë është vendi më i preferuar për Pashke Tokrrin. Rrallë sheh në rrugët e këtij qyteti një grua me të bardha, veshjen tradicionale të Mirditës. Ajo ngjit çdo ditë këto shkallë edhe pse tashmë i kam mbushur 71-vjeç. Pashke Tokrri është e pasionuar pas librave dhe 2 orë në ditë i kalon në bibliotekë. 71-vjeçarja ka kryer vetëm arsimin bazë, pasi e kanë martuar në moshë të re. Pasionin për leximin ia ka injektuar mësuesi i letërsisë, në fshatin ku u martua. "Kur kam mbaruar klasën e shtatë, vëllai ishte në Pukë dhe ai lexonte shumë libra dhe më jepte dhe mua të lexoj, nisa të lexoj dhe pas 2 vjetësh u martova. Në fshatin Vrrenj ishte një mësues letërsie nga Tirana, kishte bërë një bibliotekë të madhe dhe fillova të i merrja, lexoja natën, një ditë shiu që nuk isha në punë, u përkushtova shumë, pastaj më caktuan rojë depoje. Aty kisha kohë boll dhe vetëm lexoja", rrëfen ajo. I ka mbetur peng ndërprerja e shkollës, dhe jo ma dhimbje kujton fejesën në moshën 9 vjeçe. " Unë kam dashur të ndiqja shkollën, por fanatizmi ka qenë në kulmin e kulmeve, jam fejuar në moshën 9-vjeçe, ndjej dhimbje në shpirt kur e them sepse isha krejt e mitur, nuk e dija se për ça më kishin ardhur miqtë në shtëpi, burri im ka qenë 13 vjeç unë 9 vjeçe. Me thënë të drejtën ndjej shumë kënaqësi, më kalon mërzitjen, kuptoj diçka", shprehet për mikrofonin e Report Tv Pashkja. Pavarësisht jetës jo të lehtë dhe problemeve shëndetësore Pashke Tokrri, rrëfen për Report Tv se librat nuk i ka hequr asnjëherë nga duart. Ajo ka dhe një apel për të rinjtë! "Me thënë të drejtën, telefona, interneti i ka marrë pak mendsh të rinjve, ato duhet të jenë më të lidhur me librin, me shoqërinë, ndodh shpeshh që as nuk të thotë "si je". Libri është jetë, është pasqyrë, është ditur", tha ajo. Adhuruese e Fishtës, Naim Frashërit, Mjedës, Pashko Vasës Pashkja është një nga lexueset më të mira ndaj është vlerësuar dhe me certifikatë mirënjohje nga biblioteka. Për Fishtën ka thurur disa vargje që i ndan me lexuesit e Report TV. "O i madhi Gjergj Fishta bekuar të qoftë mendja me duar e me gishta..."
Pensionistja në Lezhë e apasionuar pas leximit: Doja të vazhdoja shkollën, por më fejuan që 9-vjeç! Librat më zgjasin jetën
Video të tjera
-
Lezhë, myslimanë e katolikë bashkë në festën e 'Shën Markut'
26 Prill, 15:23 -
Të huajt plazh në Shqipëri pa nisur sezoni! Rrëfejnë ‘sekretet’ pse rekomandojnë Darëzezën
26 Prill, 15:22 -
Kryetarja e AMA-s në Konferencën ndërkombëtare të Abixhanit! Nënshkruhet Deklarata e Dialogut mes rrjeteve rregullatore dhe platformave Google, Meta, X dhe Tik Tok
26 Prill, 15:21 -
Testim te Magjistratura, Rakipi sqaron defektin në korrigjim: Gabim teknik! Problemi më i madh cilësia e ulët e kandidatëve
25 Prill, 17:45 -
Përballje - Aborti i ligjshëm që 16 vjeç? Kundërshtitë mes aktivistes dhe mjekëve (25 prill 2024)
25 Prill, 16:11 -
‘Shërbim cilësor dhe pastërti!’ Shëngjini “përvesh mëngët” të mos zhgënjejë turistët
25 Prill, 15:16 -
'Ne pastrojmë, ata bëjnë pis!' Ndoten kanalet kulluese, bashkia Durrës: Hedhin plehra nga dritarja!
25 Prill, 14:25 -
Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota
24 Prill, 19:12 -
Pesë vite në pritje të rindërtimit, një grup banorësh në Durrës kërcënojnë me greve urie: S'kemi përgjigje për riforcimin e pallatit
23 Prill, 15:51 -
Emigrantë në Vlorë, indianët: Punojmë prej dy vitesh në fabrikë, të kënaqur me punën, por na mungojnë familjarët
23 Prill, 15:31 -
Dy vite pa mandat, Avokati i Popullit mbetet peng i politikës! Asnjë iniciativë nga PS e PD, burime nga palët: Jo diskutim konkret
22 Prill, 21:01 -
Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe Lea Ypi e Angjelin Prelocaj
22 Prill, 18:15 -
"Kapriçot e motit", bora dhe ngricat e prillit dëmtojnë pemët e lulëzuara! Agronomi në Dibër: Pritet rënie e prodhimit me 20 për qind
22 Prill, 16:28 -
Pamje magjike nga Parku Kombëtar i Alpeve, flokët e borës bien mbi lulet e pranverës
21 Prill, 21:27 -
Parku Kombëtar të Qafshtamës i 'veshur' me të bardha
21 Prill, 19:56 -
Protestë në shi, fermerët e Roskovecit e Dimalit kundër ndërtimit të termocentralit në fshatin Suk 1: Të ndalet projekti ose hyjmë në grevë
21 Prill, 16:52 -
Mjekësia dhe Juridiku, bashkë për të dhuruar gjak! Studentja dhuron për herë të parë: U nxita pas praktikës në pediatri
21 Prill, 16:16 -
Berat/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitjen e gurëve dhe dherave! Problematike akset Berat-Poliçan dhe Poliçan -Skrapar
21 Prill, 13:34 -
Puka mbulohet nga dëbora, trashësia në qytet arrin 10-15 cm
21 Prill, 13:02 -
Dibër/ Reshje të lehta dëbore në rrugët e qytetit
21 Prill, 12:13