Për ‘çrrënjosjen’ e mentalitetit të aborteve me bazë gjinore, çelet në Tiranë ekspozita ‘Tjetër herë me vajzë’: Të ndryshojmë botëkuptimin e shoqërisë

7 Dhjetor 2022, 18:53

Shqipëria renditet ndër të parat në Evropë për abortin me bazë gjinore, dhe në vendin e 11-të në botë. Për të ndryshuar mentalitetin shqiptar ku çiftet e reja urohen të kenë trashëgimtarë djem, në Tiranë është çelur fushata “Tjetër here me vajzë’ me qëllim uljen e ndërprerjes së shtatzënisë për shkak të gjinisë