Për herë të gjashtë në pak muaj, rritet përsëri çmimi i naftës në vend, po shitet 187 lekë litri! Nuk ndryshon ai i gazit

30 Tetor 2021, 11:56

Çmimi i karburantit është rritur përsëri. Këtë shtunë një litër naftë po shitet në pikat e karburantit me 187 lekë, duke u shtrenjtuar me 10 lekë krahasuar me fillimin e muajit. Me të njëjtën vlerë po shitet edhe benzina, në vlerën e 187 lekëve, ndërsa gazi ka mbetur në 89 lekë. Ky është shtrenjtimi i 6 që po ndodh në tregun e hidrokarbureve brenda këtij viti, ku në fillim të tetorit ishte 177 lekë.