Për herë të parë, Blinken mbërrin në Tiranë, pritet nga ministri Hasani

15 Shkurt, 11:34

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka zbritur në tokën shqiptare, ku ka mbërritur për herë të parë në Tiranë. Ashtu siç ishte parashikuar Blinken është pritur në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe trupa diplomatike ambasadës së SHBA-së. Blinken është shoqëruar nga edhe nga ish-ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim.