Për herë të parë/ Miratohet kredia për studentë, Kushi: I mbështesim në pagesën e tarifave të shkollës dhe kostot e jetesës! Ja kriteret që duhet të plotësoni

19 Korrik 2023, 13:33 | Përditesimi i fundit: 2023-07-19 15:41:31

Në mbledhjen e sotme të qeverisë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dha lajmin e miratimit të skemës së kredisë studentore që i mundëson studentit mbulimin e tarifave të studimit dhe kostove të jetesës gjatë studimeve të larta.