Për herë të parë pas 14 muaj rriten lehtë eksportet! Bumi turistik po shton importin e produkteve ushqimore

20 Maj, 23:07

Për herë të parë pas 14-muajsh janë rritur lehtë eksportet e mallrave. INSTAT thotë se në prill eksportet e mallrave janë rritur me 1.8% krahasuar me vjet. Ndikim pozitiv në rritjen e eksporteve ka dhënë energjia elektrike. Ndërkohë rritja e numrit të turistëve, ka shtuar nevojën për më shumë importe të mallrave ushqimore.