Për Lapajn nuk ka festë, në bulevard edhe natën e ndërrimit të viteve

31 Dhjetor, 20:09 | Përditesimi: 31 Dhjetor, 20:09

Për Adriatik Lapaj nuk ka festë as në natën e ndërrimit të viteve. Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet deklaron se do të jetë në bulevard së bashku me mbështetësit e tij, në shenjë proteste ndaj situatës politike dhe sociale në vend.

Lapaj thekson se ndërrimi i viteve nuk mund të festohet, ndërsa qytetarët përballen me padrejtësi, varfëri dhe mungesë shprese. Protesta, sipas tij, është një mesazh i drejtpërdrejtë kundërshtimi dhe thirrje për ndryshim, duke zhvendosur vëmendjen nga atmosfera festive te kërkesat qytetare.

A.A/Shqiptarja.com