Nevil Dede, ish-futbollisti i Kombëtares ka komentuar për Report Tv ndeshjen Angli - Shqipëri. Përballja luhet nesër (e premte 21 mars) në Londër dhe vlen për Grupi K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
Për gazetarin Andi Kapxhiu, Dede tregoi se rivalët kanë cilësi, por tanët duhet të provojnë të bëjnë krenar shqiptarët dhe se rezultati është në plan të dytë.