Përçahet aleanca PD -LSI, Kryemadhi voton për kryetarin e Kuvendit! I bashkohet dhe Dule

10 Shtator 2021, 18:28 | Përditesimi: 10 Shtator 2021, 18:28

Duket se përçarja mes PD dhe LSI nuk janë më vetëm flakë por fakt, pasi në procesin e votimit të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, vendimet kanë qenë të kundërta dhe jo të unifikuara.  Në një kohë që PD dhe Basha grisën fletën e votimit, Monika Kryemadhi ka votuar. Edhe aleati i Bashës, Vangjel Dule ka votuar në procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

KT/Shqiptarja.com