Përcillet në banesën e fundit Enkelejda Limaj, 40-vjeçarja e vrarë nga ish-bashkëshorti në Athinë!

18 Maj, 12:05 | Përditesimi i fundit: 2024-05-18 14:32:48

Familjarë dhe të afërm të 40- vjeçares Enkelejda Limaj, i kanë dhënë këtë të shtunë lamtumirën e fundit, ndërsa trupi i saj është sjell në Vlorë.

40- vjeçarja humbi jetën pak ditë më parë në Greqi, ndërsa u masakrua nga ish- bashkëshorti i saj, i cili tashmë është arrestuar nga policia greke.

Të afërm dhe familjarë, e cilësojnë një ngjarje shumë të rëndë, ndërsa pranojnë se çifti kishte pasur konflikte të herë pas hershme.