Gra, burra e vajza marshuan në bulevardin e qytetit të Peshkopisë në mbështetje të vajzës 15-vjeçare të përdhunuar në Mirditë. Shumë prindër e të rinj u bënë bashkë kundër ngjarjes monstruoze dhe kërkuan që autorët të marrin dënimin maksimal. “Është një ngjarje shumë e dënueshme, asnjë njeri nuk do e dëshironte. U bëj thirrje të gjithëve të dalin për mbrojtjen e këtyre fëmijëve, që zëri të dëgjohet që mos të ndodhin më asnjëherë këto gjëra që po ndodhin”, shprehet një qytetare në Peshkopi. “Kjo shprehje tregon thelbin, që gjithçka nga mënyra sesi ne edukohemi, rritemi dhe më pas degjenerohet në këto lloj rastesh shumë të papëlqyeshme për opinionin”, shprehet një qytetare tjetër. Vajzat duhen të jenë të lira dhe të mbrohen nga shtetit, bene thirrje protestuesit. “Besoj se duhet të ketë më shumë mbështetje për të denoncuar këto raste dhe të bëhet e pamundura për t’i rehabilituar , për t’i mbështet që të mos ndodhin më këto ngjarje”, thotë një qytetare. “Mësuesit kanë një rol shumë të fortë me mbajt vajzat afër se vajza aty sheh prindin e dytë dhe ju prindër mundohuni për t’i dëgjuar se ndonjëherë nuk dinë as me e thënë”, shprehet një mësuese. Edhe ditën e djeshme ka pasur sensibilizim për ngjarjen ku shoqëria civile ka protestuar në qytetin e Rrëshenit ku kanë kërkuar më shumë vëmendje dhe marrje masash nga institucionet shtetërore. Me të miturën 15 vjeçare nga Rrësheni u abuzua për disa javë me radhë nga 5 persona të cilët e shantazhuan atë me video intime. Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç dhe 17-vjeçari me inicialet A.Xh u lanë dje në masën e sigurisë arrest me burg.
Përdhunimi 15-vjeçares në Mirditë, marrshim në Peshkopi, në mbështetje të vajzës dhe dënimit të fenomenit
Video të tjera
-
Vdiq në aksidentin tragjik, shefi i krimeve në Vlorë përcillet në banesën e fundit! Ermal Lulaj kishte 20 vite në polici (VIDEO)
17 Nëntor, 15:44 -
Qëlluan me vezë eskortën e Ramës në Maminas, Gjykata e Durrësit liron dy protestuesit! Arrestimi u shpall i paligjshëm
17 Nëntor, 15:11 -
‘Balluku’/ Bardhi akuza SPAK: Dorëzove drejtësinë te PS, hetimet gjysmake! S’u prek banesa e telefoni i ish-zv.kryeministres, Prokuroria nuk sqaroi ku është çanta e kuqe plot me euro
17 Nëntor, 14:59 -
I dënuar për drogë e prostitucion në Itali, sekuestrohen 29 pasuri të Ilir Shehut, pronarit të 4 kompanive farmaceutike, mes tyre Unipharma dhe Medicamenta! Nën hetim për kontrabandë ilaçesh
17 Nëntor, 14:17 -
“Monarkia”, thesaret e rralla të Artan Lames ekspozohen për herë të parë në Tiranë
17 Nëntor, 13:36 -
Tirana kremton 82-vjetorin e Çlirimit nga pushtimi nazist, socialistët homazhe në nder të dëshmorëve! Demo: Përgjegjësia jonë të kujdesemi për qytetin dhe banorët e tij
17 Nëntor, 13:20 -
'Fëmijët e tij nuk do të jenë vetëm', Hita në ceremoninë mortore të shefit të Krimeve në Vlorë: Policia e Shtetit do t’u gjendet pranë
17 Nëntor, 12:40 -
Kuçovë/ Tufa e ujqërve sulmon bagëtitë në fshatin Tapi, ngordhin 12 krerë dele! Fermeri: Më sulmuan edhe mua
17 Nëntor, 12:37 -
Dyshohet se përvetësoi përmes mashtrimit Fabrikën e Miellit në Vlorë, Prokuroria nis hetimet për një person! Sekuestron 7.5 milionë euro pasuri
17 Nëntor, 11:55 -
Shtatorja e Shën Annibale Maria Di Francia vendoset në Pllanë të Lezhës, meshtari italian ia kushtoi jetën fëmijëve jetimë
17 Nëntor, 11:54 -
Aktivitetet kulturore/ Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës në Galerinë e Artit, Tiranë! Ekspozita ‘Porta e Kohës’ në Shkodër
17 Nëntor, 11:45 -
Kontributi në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, kryeministri Rama nderohet në Bruksel me çmimin ‘CER Lord Jakobovits’
17 Nëntor, 11:37 -
Ndërroi jetë dje pas aksidentit tragjik, shefi i Krimeve në Vlorë përcillet sot në banesën e fundit
17 Nëntor, 11:34 -
Në kërkim nga Polonia për mashtrim, arrestohet në Rinas, 43 vjeçari
17 Nëntor, 10:56 -
Gruda si '10-sh' nuk ndalet, gol dhe 2 asist në fitoren e thellë 5-0 të Gjermanisë kundër Holandës! Greqia eliminohet me 11 pikë
17 Nëntor, 10:27 -
Sot gjyqi në themel për kryebashkiakun Veliaj, avokati Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO
17 Nëntor, 10:23 -
LIVE - Hagë , Aktgjykimi i thacit
17 Nëntor, 10:19 -
Incident në Peru/ Papa Leone XIV goditet në fytyrë nga një rruzare pas meshës së mbajtur
17 Nëntor, 09:52 -
Prezantohet ‘Comply on AI’, platforma që do mbronjë bizneset nga rreziqet e inteligjencës artificiale
17 Nëntor, 09:29 -
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur! Shoferi i mjetit ia mbath nga vendngjarja
17 Nëntor, 08:46