Përdhunimi i 15- vjeçares nga roja i shkollës/ Familja zhvendoset në një qytet tjetër! Hysi: Dështuam të gjithë! Kodheli: Zyshat e kanë mendjen te minifundet

3 Qershor 2020, 11:16 | Përditesimi i fundit: 2020-06-03 13:51:48

TIRANË- Familja e 15-vjeçares së përdhunuar nga roja i shkollës dhe 3 shokët është larguar nga lagjja ku jetonte më parë drejt një tjetër qyteti. Një gjë e tillë u bë i ditur nga drejtoresha e Përgjithshme e Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Merita Xhafaj në mbledhjen e  “Aleancës së Grave Deputete”, e cila sqaroi se ky vendim është me qëllim mbrojtjen e vajzës dhe familjarëve të saj pasi jetonin në një pallat me abuzuesin.