TIRANË- Kokë ulur e fytyrë mbuluar 65-vjecari, ka dalë para gjykatës ku akuzohet për përdhunimin e të miturës 15 vjeçare në periferi të Tiranës. Ngjitur me të ishte edhe 20 vjecari, Klajdi Poçi, i cili pak javë më parë me të moshuarin shpërndanë videon intime të të miturës dhe e santazhonin për të kryer marrëdhënie.

Dy të miturit 15 vjecar dhe 16 vjecar R. O dhe F.B u futën në sallë pak pas largimit të mediave në respekt të ligjit për të miturit, ndërsa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe i vetmi që ka folur është ish roja i shkollës.

Edhe para gjykatës ai është shprehur se për asnjë moment s'ka kryer marrëdhënie me dhunë por me dëshirën e të miturës.

Report TV ka mësuar se në dëshminë që vajza ka dhënë në Prokurori është shprehur se roja 65-vjeçar ka abuzuar edhe me dy shoqet e saj, po ashtu të mitura.

“Me sa mbaj mend ka qenë maj ose prill 2019. Unë nga frika kam pranuar të shkoj tek banesa e tij që është rreth 100 metra nga shtëpia ime. Për këtë ngjarje, faktin që unë shkoja tek shtëpia e tij e dinte edhe shoqja ime që aktualisht është në Greqi me familjen e saj. Më ka thënë se kur ishte këtu, ajo edhe një shoqja jonë tjetër kanë shkuar po ashtu tek shtëpia e atij për të kryer marrëdhënie seksuale”, është shprehur e mitura.

Marrëdhënia seksuale me të miturën sipas hetimeve paraprake daton në vitin 2018 dhe për afro dy vite që kur vajza ishte 13 vjece ka qenë abuzuar seksualisht nga roja e më pas djemtë që ai përzgjidhte duke i treguar videon.

Ndërkohë ambienti ku kryhej marrëdhënia me të miturën rezulton një banesë pranë shkollës, ndërsa tre djemtë e arrestuar rezultojnë se janë fqinjë të të miturës.

65-vjeçari është larguar si roje i shkollës në vitin 2019, ndërsa shkak ka rezultuar sjelljet e tij të këqija me prindërit e nxënësve dhe fëmijët e shkollës.

65-vjeçari nuk është më roje në shkollë. AI është larguar rreth një vit më parë, pasi ishte konfliktuar me fëmijët dhe prindërit. Më pas, në vendin e tij është vendosur djali, i cili e ka dënuar këtë akt të babai të tij, por më pas është larguar nga puna për shkak të kundërshtimit. Sipas kodit penal për mardhënie seksuale me të mitur dhe me të mitur në moshën 14 – 18 vjeç të katër të arrestuarit rrezikojnë një dënim nga 7 vite deri në 20 vite burg, ndërsa krimi kompjuterik ka hequr nga rrjeti videon e vajzës së abuzuar seksualisht.