Përfitimet në rrugën drejt integrimit në BE! Duhen plotësuar 13 kapitujt ekonomikë, ekspertët: Negociatat do të sjellin më shumë fonde

20 Korrik 2022, 20:30

13 janë kapitujt e rëndësishëm ekonomikë, që duhet të plotësojë Shqipëria për të avancuar në rrugën e integrimit në BE. Ekspertët vlerësojnë pozitive hapjen e negociatave, pasi vendi do të marrë më shumë fonde nga BE si dhe legjislacioni do bëhet më i drejtë e transparent. Por nga ana tjetër thonë se duhen politika për të tërhequr investimet e huaja, duke thjeshtuar taksat, zgjidhur problemin e pronave dhe reforma të tjera.