Përfshihen nga flakët 3 banesa në Kuçovë, dëme të mëdha materiale

8 Prill, 15:24

Përfshihen nga flakët 3 banesa në lagjen "1 Maji". Zjarri u neutralizua dhe u fik pas 40 minutash nga rënia e tij. Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur asnjë të lënduar, vetëm dëme të mëdha materiale në të tre banesat. Shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.