Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, dyshohet i qëllimshëm

26 Qershor, 19:45

 Fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët. Report Tv sjell pamjet ndërsa dallohet fusha në flakë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm, ndërkohë që era po favorizon përhapjen e flakëve.