Përfshihet nga flakët gropa e grumbullit të mbetjeve urbane në fshatin Mamëz në Kukës

10 Gusht 2023, 13:16

Përfshihet nga flakët e zjarrit gropa e grumbullit të mbetjeve urbane të qytetit e fshatrave që ndodhet mbi fshatin Mamaëz të Kukësit. Vatra e zjarrit sipas Shërbimit Zjarrfikës është aktivizuar në hyrje të këtij vendgrumbullimi ndërsa flakët janë përhapur duke mbuluar me një re tymi të gjithë zonën por edhe duke ndotur zonën.