Përfshihet nga flakët kamioni i ngarkuar me materiale ndërtimi në Gjirokastër, plagoset 60-vjeçari

8 Maj 2021, 15:54

Në aksin nacional Gjirokastër- Tepelenë, mesditën e sotme, një kamion i ngarkuar me materiale ndërtimi është përplasur me barrierat anësore të rrugës dhe është përmbysur duke marrë flakë.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i kamionit shtetasi Xh. K., rreth 60 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikur për jetën.

Në vendngjarje shkuan shkuan shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëse, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.