Një xhami është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së premtes në Shupenzë të Bulqizës.
Raportohet për dëme të shumta materiale, ku është djegur komplet çatia dhe orienditë brenda ndërtesës.
Në kohën e djegies nuk ka pasur besimtarë ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja për të shuar flakët.