Përfshihet nga flakët “Range Rover” në rrethrrotullimin e Farkës, zjarrëfikësit në vendngjarje

16 Nëntor, 20:37 | Përditesimi: 16 Nëntor, 20:37

Një automjet tip “Range Rover”, me ngjyrë të bardhë, është përfshirë nga flakët pranë rrethrrotullimit të Farkës.

Sipas informacioneve paraprake shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një problem teknik.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. 

K.C/Shqiptarja.com