Përfshihet nga flakët taksia në ish sheshin Shqiponja në Tiranë! Mjeti bëhet shkrumb, s’dihet nëse ka të lënduar

12 Maj 2023, 09:14

Një taksi është përfshirë nga flakët këtë të premte në zonën e ish sheshit Shqiponja në Tiranë.

Sipas pamjeve të siguruara nga Report Tv, mjeti është bërë shkrumb ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar më tepër detaje.