Përfundojnë punimet në hidrovorin e Orikumit, ministri Salla inspekton investimin: Përmirësohet mbrojtja nga përmbytjet për 460 hektarë tokë bujqësore

1 Nëntor, 11:27 | Përditesimi: 1 Nëntor, 11:27

Kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e hidrovorit të Orikumit në Vlorë, i cili tashmë ka rikthyer kapacitetin kullues prej 3,7 metrash kub në sekondë. Investimi, i inspektuar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, përmirëson mbrojtjen nga përmbytjet për rreth 460 hektarë tokë bujqësore në fushën e Orikumit.

A.E/Shqiptarja.com