Dje duhet të kishte përfunduar spitali karantinë që u planifikua të kthehet godina e një ish-universiteti provat në Tiranë. Kryeministri Edi Rama në datë 26 mars u shpreh se brenda një muaji do të jetë gati. Ndërkohë që ka kaluar një muaj nga 26 marsi, që Edi Rama inspektoi punimet dhe e vendosi si afat, Report Tv pyeti zv/ ministren e Shëndetësisë nëse ka përfunduar.
Por përgjigja e Mira Rakacollit ishte evazive duke e shmangur. "Në skenarët që janë përgatitur për përballjen në mënyrë spitalore të COVID-19 është parashikuar që do të mbushen kapacitetet e COVID-1 dhe 2, pastaj do të kalohet te spitalet COVID 3 dhe 4".
Rakacolli kishte një mesazh për qytetarët që janë në zonën e gjelbër dhe nga sot kanë përfituar nga lehtësimi i lëvizjes. "Distancimi fizik është i domosdoshëm që të ruhet, sëmundja nuk është larguar. Hapja e masave, vlerësimi sa efikase kanë qenë do të duket pas dy javësh. Nëse nga mosrespektimi do të kemi rritje rastesh ka mundësi të kthehemi edhe mbrapa. Në vendet që lejohet biznesi të mbahet distancimi fizik" tha ajo.