TIRANË- Godina e një ish- universiteti provat në Tiranë do të shndërrohet në karantinë për të sëmurët e prekur me koronavirus që janë drejt shërimit. Sfida për qeverinë, siç kryeministri Edi Rama e quan është që brenda 30 ditësh, ai të shndërrohet në spital dhe të nisë nga puna. Kreu i qeverisë, gjatë inspektimit të kësaj godine, tha se këtu do të dërgohen të gjithë pacientet që janë drejt shërimit, në këtë formë edhe lehtësohet puna e mjekëve tek Infektivi, por mbi të gjitha i lehtëson ata edhe psikologjikisht. 

Kjo godinë, është pjesë e skenarit të katërt, që sipas projeksioneve të hartuara nga Ministria e Shëndetësisë do të vihet në zbatim pas 1 muaji. Në skenarin e parë, të dytë dhe të tretë janë spitale të shtetit që do të vihen në shërbim për të prekurit me koronavirus në Shqipëri. Aktualisht në funksion është Urgjenca Infektive të QSUT-ja që ka në dispozicion 120 shtretër nga të cilët 73 janë të zënë dhe spitali "Shefqet Ndroqi" me 190 shtretër në total. Kjo strukturë e re në ambjentet e ish-universitetit privat, do ketë 80-100 shtretër.

"Sfida është për 30 ditë ta bëjmë spital. Nuk kemi pse mbajmë në spitalin Infektiv  njerëz që janë në kushte të lehtësuara, por i çojmë këtu. Kështu i lehtësojmë edhe psikologjikisht mjekët. S'jemi përpara një ububuje , por të parandalojmë atë që ndodhi në vendet fqinje", tha Rama, teksa mori edhe konfirmimit e ministrit, Arben Ahmetaj.. 

Sipas projektit të prezantuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kati i parë i kësaj godine do të jetë një reanimacion për shërbimet bazë, s dhe do të ketë hapësira për organizim të veshjeve të personelit mjekësor që do të punojë në këto ambjentë. Në çdo kat tjetër do të ketë një strukturë infermierie, një farmaci, një depozitim të vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë, dhe sipas ministres është një godinë lehtësisht e përshtatshme për t'u shndërruar në një spital.

"Kati i parë do të shërbejë si një organizim në raport me veshjet e personelit dhe reanimacion për shërbimet bazë. Çdo dhomë ka tualetin e saj, do të adaptohen për ata të sëmurë drejt shërimit që kërkojnë një asistencë bazë. Rreth 100 shtretër do të jenë. Në kushte që mund të adaptohet shpejt, çdo kat do ketë një strukturë infermierie, një farmaci, një depozitim të vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e përcaktuara, duke qenë se këtu do të shtrohen ato që janë në fazë shërimi nuk kërkohet specializimit të një spitali klinik, por do kenë asistencën e nevojshme. Na lehtëson se ka edhe vendin e parkimit. Mund të përshtatet edhe në plan afat gjatë", shtoi Manastirliu.