Përfundon dëshmia në SPAK e ish-ministrit Shkëlqim Cani për sterilizimin: S’e njoh biznesmenin Ilir Rrapaj! Kam zbatuar ligjin, nuk kam bërë shkelje

17 Gusht 2023, 13:50

Ka përfunduar dëshmia në SPAK e ish-ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Shkëlqim Cani. Në një dalje për mediat ai tha se duhet të ruaj sekretin hetimor e se ai ka zbatuar ligjin. Cani u shpreh se ka dhënë miratimin për koncesionin pasi ishte plotësuar dokumentacioni. Cani u shpreh se në momentin që kanë filluar pagesat ai nuk ishte ministër.