Përfundon greva e urisë pas 10 ditësh! Naftëtarëve të Ballshit u kalojnë 3 paga

27 Shkurt 2020, 14:30

BALLSH- Greva e urisë së naftëtarëve të Ballshi i ka ardhur fundit, pasi kushti i parë i negociueshëm është plotësuar. Në llogaritë e tyre bankare janë kaluar tre paga, nga pesë të prapambetura, një fitore kjo që grevistët ia dedikojnë kolegut të tyre, Artan Voshtina që u nda nga jeta pak ditë më parë si pasojë e një ataku në zemër. Grevistët janë i "kanë vënë drynin" dhomës që shërbeu si simbol i rezistencës së tyre dhe kanë shkuar në bankë për të marrë pagat. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitete e qëndrueshme, megjithatë ata shprehen se është fituar një "betejë", por jo "lufta". Organizatori i kësaj greve, Sokol Dautaj për mikrofonin e Report Tv shprehet se ato do të vijojnë të protestojnë deri kur të marrin siguri për vazhdimësinë e punës në rafineri.

Sa i përket dy pagave të mbetura, naftëtarët bëjnë me dije se do t'i drejtohen zyrës së punës, pasi atyre u është shkëputur kontrata nga kompania. Për tre muajt e kaluar, naftëtarëve u janë paguar sigurimet në shtet, ndryshe ka ndodhur për muajin janar dhe shkurt.

"Ia dedikojmë kolegut tonë. Protesta do të vazhdojnë, sepse kemi kërkuar rifillimin e punës në rafineri. Për tre muaj që kanë dhënë pagat ishin shlyer sigurimet, e ndërsa për dy pagat e tjera duhet të bëhet një tjetër marrëveshje se na kanë shkëputur kontratën. Duhet t'i drejtohemi zyrave të punës. Greva e urisë, ishte simbolikë e protestës. Protesta do të vijojë. 900 naftëtarëve. Do të ulem me përfaqësuesit e grevës dhe të marrim një vendim, çdo ditë do të protestojmë para rafinerisë. Do u trejtohemi shtetit mbi fatin e rafinerisë", tha ai.

"Ka ardhur konfirmimi që janë hedhur 3 pagat. Ka qenë një nga pikat. Pika tjetër është vazhdimësia e kombinatit".