TIRANË- Partia Demokratike mblodhi këtë të shtunë, organin më të lartë vendimmarrës të saj, Kuvendin Kombëtar. Çelja e Kuvendit u bë në orën 11:00, me 1 minutë heshtje për viktimat COVID në vendin tonë. Pas kësaj kreu i PD mori fjalën me mesazhin e tij politik, duke e përqendruar në atë që ai e quan "masakra elektorale e 25 prillit". Basha e tha hapur se nuk do ta njohë kurrë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Teksa i bëri ftesë edhe kundërshtarëve brenda partisë, por edhe eksponentëve të ndryshëm të PS që të 'luftojmë modelin Rama' siç tha ai, kreu i PD-së Basha pati edhe një mesazh për ata kundërshtarë brenda partisë që e kanë sulmuar hapur.






