Përfundon mbledhja e KAS, vuloset Durrësi, vendoset ndryshimi i tabelës së rezultatit të 25 prillit sipas rinumërimit të votave

26 Maj 2021, 20:39 | Përditesimi i fundit: 2021-05-26 21:45:27

Përfundon mbledhja në KAS lidhur me qarkun e Durrësit. KAS ka vendosur ndryshimin e tabelës përmbledhëse të zonës zgjedhore, sipas rezultatit të rinumërimit. Nga rinumërimi LSi doli minus një votë, PD i kanë zbritur 38 vota ndërsa PS-së i janë zbritur 26. Nga 108 kuti të rinumëruara LSI s'ka rikuperuar asnjë votë nga 136 që kërkonte për t’i marrë mandatin PS.