Përfundon protesta e 29-të para Kryeministrisë, bie pjesëmarrja në marshimin nëpër rrugët e Tiranës

28 Qershor, 21:55 | Përditesimi: 28 Qershor, 21:55

Para Kryeministrisë qytetarët mbajtën sot protestën e 29-të kundër qeverisë, duke kërkuar sërish dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në përfundim të fjalimeve, ashtu siç është bërë traditë e këtyre protestave tashmë, protestuesit nisën marshimin që përshkon rrugët kryesore të Tiranës. Por së fundmi, kjo pjesë e protestës po braktiset nga qytetarët dhe këtë e tregon rënia e pjesëmarrësve.

E.H/Shqiptarja.com