Përfundon shkolla e katërt në Pezë, Veliaj: U shërbejmë të gjithëve, pavarësisht bindjeve politike! Me të njëjtën cilësi si në qendër të Tiranës

29 Gusht 2022, 18:30 | Përditesimi i fundit: 2022-08-29 18:44:28

Ky shtator do të jetë i veçantë për nxënësit dhe prindërit e fshatit Pajan në Njësinë Administrative Pezë. Shkolla e re e rindërtuar pas tërmetit, e cila është shkolla e 4-rt që ndërtohet në Pezë, i bashkohet buqetës së 12 shkollave të reja që çelin dyert këtë vit arsimor dhe zgjidh njëherë e mirë udhëtimet e nxënësve me furgona në shkolla të tjera më të largëta.