Përfundon stërvitja “Përpjekja e Përbashkët 2024” në Bizë, Peleshi: Test real i planeve kombëtare në mbështetje të NATO! Rritje pagash për FA

29 Qershor, 10:52

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, e ka cilësuar stërvitjen “Përpjekja e Përbashkët 2024” në Bizë, si një test real të planeve kombëtare në mbështetje të NATO-së.

Këtë ministri e bëri me dije sot, teksa ishte i shoqëruar edhe nga Shefi i Shtabit  të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Arben Kingji dhe përshëndetën përfundimin me sukses të stërvitjes më të madhe kombëtare të Forcave të Armatosura “Përpjekja e Përbashkët 2024”.