Ka përfunduar takimi i kreut të PD Lulzim Basha me delegacionin e ODIHR-it kryesuar nga ambasadorja Urszula Gacek.
“Gaçek i shpreha mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme të monitorimit. Ambasadores Gacek i shpreha mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme të misionit, ishte në kushte të kufizuara për shkak të pandemisë, me të dhe bashkëpunëtorët e saj. Raporti i OSBE/OHDIR, fakton masakrën zgjedhore, vrasjen e demokracisë në Shqipërisë më 25 prill. Ndamë me të dakordësimet për rekomandimet e raportit të OSBE. Shteti duhet të garantojë lirinë dhe skeretin e votës thotë rekomandimi 2 dhe se njerëzit duhet të votojnë të lirë nga frika. Po të heqësh fjalën Shqipëri nga raporti mund të duket si kur bëhet fjalë për Bjellorusinë. Raporti konfirmon shkrirjen në një të shtetit me partinë, vjedhjen e të dhënave provate të qytetarëve dhe përdorimit të tyre nga sistemi i patronazhistëve. Korniza ligjore më të cilat u zhvilluan zgjedhjet nuk është përputhur me standardet dhe normat e komisioni të Venecias. Ndava me Gacek që gjërat janë përkeqësuar. Ka krijuar një ministri të propagandës për të zhdukur mundësinë që gazetarët të marrin informacion. Në këtë vend s’duhet thjeshtë një reformë zgjedhore por një shkundje e thellë e sistemit. PD është e përkushtuar të bëjë gjithçka, armiku i vetëm i PD është regjimi i Ramës”, tha Rama.










