Përfundon takimi i pedagogëve me Ministren: Nuk ramë dakord për rritjen e pagave, Kushit i duken shumë 180 euro

23 Shtator 2022, 18:54 | Përditesimi i fundit: 2022-09-23 20:54:43

Pas tre orësh diskutime, pedagogët nuk kanë arritur dakordësi me Ministren e Arsimit, Evis Kushi për rritjen e pagave. Pas protestës që organizuan pedagogët e Fakultetit të Shkencave, ministrja Kushi i priti sot në një takim ku kanë diskutuar për të gjitha kërkesat e paraqitura.