Përgjimet, Basha: Dako të merret i pandehur/ Kryebashkiaku: O toç i Saliut, shihemi në gjyq

26 Tetor 2018, 15:13

IRANE-Pas publikimit të përgjimeve të kryetarit të bashkisë së Durrësit me disa nga anëtarët e grupit të Shijakut që u arrestuan pak ditë më parë, Lulzim Basha dhe Vangjush Dako kanë replikuar me akuza dhe kundërakuza në Facebook.

Për Bashën, përgjimet janë një provë e qartë dhe Dako duhet të merret i pandehur, pasi sipas tij, kryebashkiaku i Durrësit pranoi se ‘ka bashkëpunuar me bandat për të dhunuar zgjedhjet’.

Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka patur një plan të shtrirë mbarë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur. Mosarrestimi i Vangjush Dakos edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht se ka bashkëpunuar me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë. Dua t’i kujtoj dyshes Marku-Prela dhe Arta Markut se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit,Tahirit e të tjerë, është krim i rëndë për të cilin do të mbajnë përgjegjësi. Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti.

Lulzim Basha

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryebashkiakut të Durrësit, që e cilëson Bashën si ‘toç’ të Saliut, që i ka të lyera duart me gjak, ndërsa shton se me Bashën do të shihen në gjyq për akuzat që lideri i PD ka ngritur kundër tij.

O Lulëzim Basha! Ti duhet t'i harrosh Durrësin, Shijakun dhe Krujën.. Sepse dikur edhe votonin për Saliun e për PD, po për toçin e Saliut votojnë vetëm nostalgjikët e PD dhe aq! Ti duhet ta kuptosh që s'ke vota o Lulëzim dhe s'ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijaksit as krutanët. NUK KE VOTE! Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh.. TY NUK TE BESON ASKUSH o toçi i Saliut që i hap telefonin vetëm kunatit. Kurse mua më besojnë se ju hap telefonin të gjithëve dhe s'i kam duart as me gjak, as me zhul eurosh si puna jote! Ti vazhdo dil e shpif përditë jo krimi, jo droga, jo leku jo byreku, se ka ardh koha t'i marr edhe ca lekë unë nga thesi që të mban kunati ty. Do shihemi në gjyq bashkë ose në fakt jo, se ti merr raport mjekësor kur të thërret gjykata. Toç!

Vangjush Dako

Në një nga përgjimet e publikuara prokuroria ka regjistruar një bisedë mes kryebashkiakut të Durrësit dhe një personi tjetër me pseudonimin 'Nicja' i quajtur Altin Avdyli pjesë e bandës së Shijakut tashmë i arrestuar. Nga kjo bisedë e përgjuar transmetuar nga TV Klan, Dako interesohet që të takojë me një person tjetër i quajtur Astrit, i arrestuar të dielën e shkuar si kreu kësaj bande kriminale. Sipas transkriptit të kësaj bisede Vangjush Dako kërkon të takohet me Astritin për ta falënderuar dhe folur për diçka, dy ditë pas zgjedhjeve të 2017. Ndërkohë që në një tjetër përgjim të publikuar nga Berisha, Dako është kapur duke biseduar me Jasin Avdylin, i cili po ashtu është i arrestuar.

    No videos found.