Zbulohet disa përgjime të tjera në dosjen e grupit të Shijakut ku protagonist është Jasin Avdyli, pjesë e bandës që u godit të dielën dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Në dokumentin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook thuhet se për të komunikuar me anëtarët e tjerë të bandës apo persona të përfshirë në trafikun e drogës Jasin Avdyli i njohur me pseudonimin ‘Cinja’ përdorte 5 numra telefonik shqiptarë dhe një tjetër holandez.

Këto numra telefoni janë vënë nën përgjim për llogari të këtij hetimi. Në përgjimin e datës 13. 07. 2018 Jasin Avdyli i dërgon një sms Dakos ku shkruan: “Shif se do të vijnë FNSH këtu tek unë, kështu më thanë ‘Cini’ jam”.

Ndërsa Dako i përgjigjet se 'Jam në Itali'. Ndërkohë në një tjetër bisedë të përgjuar ai flet me një tjetër person i cili i thotë se ishte me drejtorin e INUK dhe se e kishte rregulluar punën për të për ta marrë atë për shezllone.

Ndërkohë një tjetër bisedë të përgjuar ‘Cinja’ i Shijakut diskuton për shitblerje makinash. Prokurorët mbërrijnë në përfundimin se nga të dhënat e përftuara nga hetimet tregohet se një prej bashkëpunëtorëve të Jasin Avdylit me emrin Hajri Seferi ishin furnizues kryesisht të grupeve të tjera me lëndë narkotike.

Pergjimet e tjera nga prokuroria e Krimeve te Renda për Dakon, publikuar nga Berisha