Përgjimet/ 'Dje nisa punën, keni nga 10 copë', kapja e kokainës në 2020 në Holandë shokon grupin! Dërguesi: Më ka ik zari! Breçani: Na pastë marrë të këqijat

23 Nëntor 2023, 16:36

Sasia prej 446 kg kokainë e kapur më 5 janar 2020 në Holandë shokoi grupin e trafikantëve. Në dosjen që Report Tv disponin, në mesazhet që ata diskutojnë në SkyECC flitet për nisjen e saj, por edhe për dështimin për mbërritjen në destinacion. Shqiptari i paidentifikuar kishte nisur nga 10 pako për Eralbi Breçanin, Ismail Zenelin dhe anëtarët e tjerë.