Përjashtimi nga PS dhe grupi parlamentar, Spiropali: Vendime nul, s’pati votime! As Kadri Hazbiu s’i bënte këto nëpër mbledhje të mbyllura pa e dëgjuar atë që akuzohej

25 Nëntor, 11:45 | Përditesimi: 25 Nëntor, 11:45

Elisa Spiropali i cilësoi nul vendimet për përjashtimin e saj nga forumet e PS-së dhe grupi parlamentar socialist, duke thënë se as në Asamblenë Kombëtare dhe as në mbledhjen e grupit nuk pati votim. Në konferencën për shtyp, ajo tha se mbledhja e grupit nuk kishte rend dite dhe se vendimi u mor pa e dëgjuar. “As Koçi Xoxe e Kadri Hazbiu s’i bënin këto nëpër mbledhje të mbyllura, pa u dëgjuar ai që po akuzohej”, tha Spiropali.

 

K.Ta/Shqiptarja.com