Përkeqësohet situata në Shëngjin/ Zjarri u afrohet resorteve tek Rana e Hedhun, zbret në bregdet e djeg çadra plazhi e një lokal! Evakuohet! Shikoni videot

30 Korrik, 15:45

Përkeqësohet situata në Shëngjin ku zjarrfikësit vijojnë të luftojnë me flakët me qëllim që të mos i afrohen një resorti në zonën e Ranës së Hedhun. Flakët që vijojnë prej dy ditësh në malin e Shëngjinit dhe kanë përparuar riaktivizohen herë pas here për shkak të erës dhe bimësisë së dendur.