Përkeqësohet situata nga zjarri në Shëngjin, flakët i afrohen hoteleve! Dëgjohen shpërthime municionesh

30 Korrik, 15:09

Situata e zjarrit në Shëngjin është përkeqësuar gjatë orëve të mesditës. Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe u janë afruar edhe hoteleve në këtë zonë turistike. Po ashtu, raportohet edhe për shpërthime municionesh.

Sipas informacioneve paraprake shpërthimet mund të jenë shkaktuar nga disa municione, pasi sipërfaqja ku ka rënë zjarri më parë ka qenë bazë ushtarako-detare.