Përkujtohen në Durrës Thanas Mustaqi e Tristan Sherifi! Titull ‘Mirënjohje e qytetit’ për gazetarin dhe operatorin

16 Mars, 14:51

Një aktivitet në përkujtim dhe nderim të dy kolegëve, gazetarit Thanas Mustaqi dhe operatorit Tristan Sherifi  u mbajt në Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu”. Aktiviteti nisi me zërin e Thanas Mustaqit dhe Tristan Sherifit çfarë bëri që familjarët e tyre të prekeshin në këtë përkujtim të ndjerë.

Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako u dorëzoi familjarëve titullin “Mirënjohja e Qytetit” (Pas Vdekjes) në nderim të punës, përkushtimit dhe kontributit të tyre për qytetin.