Perla e Klevis Balliut: Ilir Meta është në gjendje të parashikojë tërmete

16 Prill, 17:56 | Përditesimi: 16 Prill, 17:56

Kuvendi u përfshi në debate për procesin e rindërtimit, pas akuzave të opozitës se banesat nuk janë dorëzuar ende pas 7 vitesh nga tërmeti tragjik i nëntorit 2019. Debateve nuk u qëndroi dot larg as djali i Fahri Balliut, Klevisi, i cili edhe në këtë seancë lëshoi perlën e tij të radhës. Fantazia e Balliut shkoi larg, aq sa doli në konkluzionin se ish-presidenti Ilir Meta është një “parashikues i saktë i tërmeteve” që mund të godasin vendin tonë.

    I.M/Shqiptarja.com