Përleshen dy adoleshentët pranë gjimnazit në Laç, 17-vjeçari qëllon me armë zjarri në këmbë 15-vjeçarin

13 Shkurt 2023, 13:32 | Përditesimi i fundit: 2023-02-13 13:59:40

Të shtëna me armë janë regjistruar në lagjen numër 4 në Laç mesditën e kësaj të hënë në një gjimnaz pas një konflikti të çastit mes dy adoleshentëve. Një 17-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një 15 vjeçar në këmbë jashtë rrethimit të gjimnazit. Ende nuk bëhet i ditur motivi i sherrit mes tyre ndërsa i mituri fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.