Përleshje masive mes ultrasve të Vllaznisë dhe Tiranës

7 Tetor 2023, 18:39

Tirana fitoi 0-1 me Vllazninë në stadiumin e Kukësit, për javën e tetë në Superligë. Në "Kukës Arena" të pranishëm ishin tifozët e të dyja skuadrave, që pas përfundimit të sfidës janë përleshur mes tyre në Reps. Rrugës për në kthim, ultrasit nuk kanë lënë pa përdorur sendet e forta kundër njëri-tjetrit, në një përleshje të dhunshme. Të dyja tifozeritë njihen për rivalitetin ndër vite.