Përlotet Erion Veliaj, kujton ndarjen nga jeta të mikut të tij pasi humbi betejën me koronavirusin

15 Tetor 2020, 18:19 | Përditesimi i fundit: 2020-10-15 18:34:59

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, u prek teksa po fliste për mikun e tij, drejtor në Bashkinë e Tiranës, Feti Fanaj, i cili humbi betejën me koronavirusin. Fanaj u kurua në Turqi, por fatkeqësisht u nda nga jeta.

Ndërkohë që po fliste në njësinë numër 8 në Tiranë, Veliaj u shfaq gati i përlotur për ndarjen nga jeta të Feti Fanaj.