Drejtori i Përgjithshëm i Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës, Feti Fanaj, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 40 vjeçare, pas një beteje të gjatë me Covid-19.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili përmes një dedikimi prekës në rrjete sociale, shkruan se ai ishte një mik ideal dhe një njeri punëtor.
"Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël. Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur!

U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithe ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin. Nuk do t'ju lëmë kurrë vetëm", shkruan Veliaj.
Në mesazhin e ndjerë për bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Veliaj vijon duke shkruar se ai do të kujtohet nga të gjithë ata që punuan me të si i kudogjendur dhe i palodhur.
Report Tv mëson se Fanaj ishte dërguar në spital në Turqi për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar, por fatkeqësisht nuk ka mundur ta fitojë dot këtë betejë.
/r.k./Shqiptarja.comKomente


Vetem kur ti neshkoj i madhi krijues i arshit ' se kto kujtojn se cdo gje esht e imja e imja e imja por ne fund jan vetem 2 metra.
PërgjigjuNgushellime familjes ishte e dhimbshme . U prefte ne paqen e zotit
PërgjigjuNgushellime familjes u prefsh ne paqe
PërgjigjuNgushellime familjes, e dhimbshme!
PërgjigjuNe radhe te pare eshte njeri pastaj punonjes i kujdo qofte.Ngushellime nenes dhe bashkeshortes per humbjen e dy jeteve nga nje familje,ne nje moshe te re.
PërgjigjuLali plehu ishalla direkt per parkim nen toksor.
PërgjigjuPo fole mire ti per ndokend eshte problem o erjon zdromci. Ky djali rahmet paste por ti hajduta do afer vetes
PërgjigjuNe Itali inbajnepde Mos I mbajme ne. Pyt I ata qe Jane sheru Nora Malak etj