Përmbytjet/ Fermeri në Kurbin: Më ngordhën delet, më janë përmbytur tokat. Thirrje shtetit

7 Janar, 20:04 | Përditesimi: 7 Janar, 20:04

Reshjet e dendura dhe dalja e ujit nga shtrati kanë shkaktuar dëme të rënda në Kurbin. Një fermer tregon se i kanë ngordhur delet dhe tokat bujqësore janë përmbytur plotësisht, duke i shkaktuar humbje të mëdha ekonomike. Ai i bën thirrje shtetit për ndihmë dhe ndërhyrje të menjëhershme, pasi situata është e papërballueshme dhe rrezikon jetesën e shumë familjeve në zonë.

A.M/Shqiptarja.com