Përmbytjet në Itali, mbi 5 mijë operacione në Emilia Romagna! Rajoni me pasoja apokaliptike, Meloni: Qeveria është këtu t’ju mbështesë

22 Maj 2023, 13:28

Ekipet e emergjencës po vijojnë operacionet në Emilia Romania, të goditur nga përmbytjet e javës që shkoi. Deri tani janë kryer mbi 5 mijë ndërhyrje për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave, ndërsa të angazhuar në terren janë  879 punonjës të shërbimit zjarrfikës. Kryeministrja Giorgia Meloni që vizitoi Emilia Romagnën premtoi mbështetje për të kaluar situatën e vështirë.