Përmbytjet, Rama me kryebashkiakët në Golem: Task Forcë kundër ndotjes plastike! Flotë e dedikuar për pastrimin e kanaleve kulluese, fondi 20 mln euro

17 Janar, 14:26 | Përditesimi: 17 Janar, 14:26

Që skenat e përmbytjeve të mos jenë si të këtij janari, qeveria dhe bashkitë do të punojnë për të luftuar mbetjet plastike, si dhe duke blerë makineri për pastrimin e kanaleve. Kryeministri Rama takoi kryetarët e bashkive, të cilëve ju tha se nuk do t’i rikandidonte, nëse nuk do të arrinin objektivat për thithjen e investimeve me Paketën e Maleve.

    I.M/Shqiptarja.com