Përmbytjet/ Rama-kryebashkiakëve: Plan për forcimin e infrastrukturës mbrojtëse, na nisni pikat e dobëta

3 Prill, 16:08 | Përditesimi: 3 Prill, 16:08

Kryeministri Edi Rama njoftoi hartimin e një plani të përbashkët mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes për forcimin e mbrojtjes nga përmbytjet, duke synuar ndërhyrje në infrastrukturën kritike si kanalet, argjinaturat dhe hidrovoret. Kryeministri Edi Rama u kërkoi kryebashkiakëve që t’i nisin ministrit Ervin Demo një plan ku të evidentojnë pikat e dobëta të sistemit të mbrojtjes.

 

I.M/Shqiptarja.com